Grabitet nën kërcënimin e armës një barnatore në Prishtinë

Një barnatore në Prishtinë është grabitur mbrëmë nga një person i armatosur, duke marrë një shumë parash.

Rr. Bill Klinton, Prishtinë 09.10.2021-20:19. Viktima femër kosovare ka raportuar se  derisa ka qenë duke punuar në një barnatore, një person i panjohur i  maskuar dhe nën kërcënimin e armës, nga arka i ka grabitur një shumë parash rreth 200-400€ dhe është larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për lëndime ndërsa rasti vazhdon të hetohet, njofton policia. ( foto arkiv)