Sherr për pronën, 32-vjeçari i ngul thikën vëllait

Një kontest pronësor mes dy vëllezërve, ka përfunduar me një pasoja serioze për jetën e njërit prej tyre.

Mësohet se njëri prej tyre është plagosur me thikë dhe për pasojë është dërguar me urgjencë drejt spitalit.

Gjendja e tij është e rëndë.

Informacion paraprak:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. I., 32 vjeç, pasi për motive pronësie ka goditur me një mjet prerës vëllain e tij shtetasin D. I., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.