Prishtinasi arrestohet për dhunimin e një islandezeje

Një person në Prishtinë është arrestuar nën dyshimin për dhunimin e një shtetaseje islandeze. 

“Prishtinë, 18.06.2021 – 04:20-05:00. Viktima femër shtetase islandeze ka raportuar se është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Në lidhje me rastin janë intervistuar disa dëshmitar. Në konsultim me prokurorin kujdestar, i dyshuari është arrestuar dhe është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërsa viktima dërgohet për ekzaminim mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.