Grabitet nën kërcënimin e armës një kioskë në Gjilan

Një kioskë në Gjilan është grabitur nën kërcënimin e armës, me çrast, siç ka raportuar punonjësja, një person i panjohur i ka marrë para nga kasaforta. 

Rr. “Lidhja e Prizrenit”, Gjilan 18.10.2020-20:05. Viktima f/k ka raportuar se derisa ishte duke punuar në kioskë, një i dyshuar i panjohur nën kërcënimin e armës nga kasaforta i ka marrë para dhe është larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.