Grabitet një pikë karburanti në Prishtinë

Persona të panjohur për momentin kanë grabitur 905 euro nga një pikë karburanti në Prishtinë. Te dyshuarit, sipas viktimës, kanë pasur maska anti-Covid dhe e kanë kërcënuar me armë.

Rr. Hamza Jashari, Prishtinë 31.10.2021 – 01:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se përderisa ishte në vendin e tij të punës dy të dyshuar meshkuj deri më tani të pa njohur, të cilët kanë pasur të vendosura maska anti Covid, kanë hyrë brenda objektit të pikës së derivateve dhe nën kanosjen e revoles kanë grabitur nëntëqind e pesë (905) €. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv).