Gratë pensioniste kërkojnë lehtësira shëndetësore në kohë pandemie

Dr Ismail Aliu, dr Shefqet Mehmet dhe ndonjë tjetër po vazhdojnë të ofrojnë shërbime falas për pensionistët, si kategoria më e rrezikuar nga sëmundjet.

Shembulli i dr Isnajlit, dr Shefqetit dhe të tjerë duhet të përmenden dhe falenderohen për humanizëm dhe etikë mjekësore.

Edhe tani kur i tërë njerëzimi është sulmuar nga pandemia që po vret çdo ditë, mantelbardhët kosovarë po bëjnë të pamundërën, me tërë qenien e tyre, për mbrojtjen e popullatës nga kjo e keqe.

Prandaj, thotë Makfire Uzunaliq, pensioniste, institucionet e larta shtetërore duhet të ofrojnë trajtim të posaçëm dhe meritor për këtë ‘shtyllë’ jetike të shoqërisë.

“Ne si pensioniste të Gjilanit kërkojmë nga Aktivi i Grave që t’i realizojnë objetivat e tyre programore për lehtësime ndaj kësaj kategorie, sidomos ndaj të moshuarave pa përkujdesje familjare, atyre me aftësi të kufizuar, pensionisteve me fëmijë me autizëm dhe sindroma të tjera, të rinjve të papunë që jetojnë nga pensioni i prindërve”, thotë Makfire Uzunaliq.

Njëherësh ajo kërkon që Aktivi i Grave të bëjë një apel te Shërbimet spetialistike private për uljen e tarifave të pagesave për këto kategori, ku ndjeshmëria ndaj varfërisë është e madhe./Mediafokus.info/