Grenell: Pse Albin Kurti po flet për zhbërjen e shtetit të vet?

Ish-Emisari i Presidentit Donald Trump, Richard Grenell, ka kërkuar nga administrata e Joe Biden që të dënojë deklaratat e Albin Kurtit për bashkim me Shqipërinë.

Grenell ka shpërndarë një artikull të EuroNews, ku kryetari i VV’së thotë se do të votonte pro bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.

“Kjo duhet të dënohet nga Joe Biden dhe administrata e tij. Pse Albin Kurti po diskuton për zhbërjen e shtetit të tij”, ka shkruar Grenell.