Gresa Behluli: Një kafe në Shqipëri – 100 lekë, në Kosovë 1.5 euro

Ajo publikoi një fotografi nga Durrësi, ku shfaq faturën e një kafeje prej vetëm 100 lekësh (rreth 1 euro), të shoqëruar me pamjen e detit.

Në të njëjtën kohë, Gresa nuk kurseu thumbat për Prishtinën, duke theksuar se një kafe atje kushton 1.50 deri në 2 euro, por me pamje nga “berllogu dhe qentë endacakë të rrugëve”.

“Tani thoni që është shtrenjtë në Shqipni”, shkroi këngëtarja duke ndezur reagime.

Megjithatë, pavarësisht ankesave të shpeshta për bregdetin shqiptar, duket se një pjesë e komenteve për çmimet shpesh rezultojnë të ekzagjeruara.