Gruaja afgane lind në aeroplanin amerikan derisa po evakuohej

Një grua afgane do ta mbajë mend tërë jetën një nga lindjet e saj, këtë të gushtit 2021, të cilën e kreu në një avion ushtarak amerikan, gjatë një operacioni evakuimi nga Kabuli.

Kjo u raportua nga komanda amerikane e operacioneve, duke specifikuar se gruaja lindi djalë menjëherë pasi u ul në bazën amerikane në Ramstein, Gjermani.

Avioni po fluturonte nga një bazë në Lindjen e Mesme drejt Ramsteinit kur gruas i filluan dhimbjet e lindjes.

Piloti u ul nga lartësia për të rritur presionin në bord dhe kjo ndihmoi në stabilizimin dhe shpëtimin e jetës së nënës.

Menjëherë pas uljes, personeli mjekësor hipi në bord dhe ndihmoi gruan në lindje, dhe më pas e shtruan në spital.