Gruaja e Cimës për një ditë humbi vëllain dhe bashkëshortin

Shukrie Thaçi nuk është emër i panjohur për publikun shqiptar. Ajo është bashkëshortja e humoristit tanimë të ndjerë, Rasim Thaçi-Cima.

Shukria ka përjetuar dy dhimbje të mëdha, ende pa u bërë 24 orë ka humbur edhe vëllain, edhe burrin e saj.

Humoristi Rasim Thaçi-Cima ka vdekur sot në moshën 71-vjeçare si pasojë e COVID-19. Lajmin e kanë bërë të ditur edhe familjarë të humoristit.