Vdes ish-komandanti i UÇK-së, Shpejtim Hazrolli

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë Hoti, Vesel Krasniqi, ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë ish-luftëtari i UÇK-së, Shpejtim Hazrolli.

Hazrolli, ish-komandant i UÇK-së, rrjedhë nga një familje atdhetare

Postimi i plotë:

I trishtë lajmi për vdekjen e parakohshme të bashkluftëtarit, bashkvendasit dhe shokut ton, Shpejtim Hazrolli.

Komandant Shpejtimi rrjedhë nga një familje atëdhetare, ishte Komandant i UÇK-së, u shqua me trimërinë e tij dhe veprimtarin e tij për çështjen kombëtare.

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Hazrolli, bashkluftëtarëve, miqëve dhe gjithë atyre që e kanë njohur Shpejtimin.

Lavdi jetës dhe veprës suaj Komandant!

VK