Dr. Selvete Shurdhani: Njerëzit nuk e kuptonin dallimin mes vet-izolimit dhe infektimit

Infektologia e njohur nga Gjilani, dr. Selvete Shurdhani, e cila e ekzaminoi pacientin e parë pozitiv me COVID-19 në Kosovë, më 12 mars, ka folur enkas për Mediafokus.info.

“Në natën e 12 marsit, Qendra e Mjekësisë Familjare, në Viti, e udhëzon një pacient në mënyrë të specifikuar, si të dyshuar për COVID-19, pasi që ai kishte ardhur nga Italia. Pasi ia kemi bërë ekzaminimet radiologjike dhe hematologjike, të cilat nuk kanë qenë shumë në korealcion me infeksionet virale, në konsultim me Klinikën Infektive, e kam dërguar në QKUK dhe më 13 mars ka rezultuar pozitiv”, ka thënë infektologia Shurdhani.

Shumë njerëz, thotë ajo, e kanë paragjykuar, duke menduar se është infektuar me virusin corona.

“Shumë njerëz me kanë thirr në telefon. Shprehnin keqardhje. Mendonin që jam pozitiv. Nuk e kuptonin dallimin mes vetizolimit dhe infektimit”, ka thënë Shurdhani.

Për këto dhe të tjera, ndiqeni deklaratën ekskluzive të Dr. Selvete Shurdhanit.