Gruaja humb foshnjën gjatë lindjes, familja fajëson mjekët
Një grua nga Gjakova e ka humbur foshnjën e saj gjatë lindjes dhe familja po i fajëson mjekët për trajtim të papërgjegjshëm.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion.
Rasti është hapur si “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.
“Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor-Gjakovë 03.07.2021 – 12:05. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se si pasoj e trajtimit jo të mirë mjekësorë, nusja e djalit të tij gjatë lindjes kishte humbur foshnjën e saj. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

