Gruaja hidhet nga objekti në ndërtim dhe vdes
Një femër në Podujevë i ka dhënë fund jetës duke kërcyer nga kulmi i një objekti në ndërtim. Rasti po hetohet nga policia.
Podujevë 29.10.2022 – 14:00. Viktima femër kosovare për motive të panjohura dyshohet se ka rënë nga kulmi i një objekti në ndërtim, dhe për pasojë ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar nga njësitet kompetente policore, thuhet në njoftimin e policisë. (foto ilustrim)

