Gruaja i vë flakën qendrës së mbajtjes në Ferizaj

Një e dyshuar i ka vënë flakën qendrës së mbajtjes në Ferizaj, ku ajo ishte e ndaluar, duke i vënë në rrezik edhe të ndaluarit tjerë.

Rasti është hapur për hetim si ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, njofton policia në raportin 24 orësh.

Rr. Reçakut, Ferizaj 14.0102022 – 20:00. Raportohet se e dyshuara femër kosovare e cila ishte e ndaluar në qendrën e mbajtjes i ka vënë zjarrin dyshekëve dhe mbulojave në qelinë ku ishte e vendosur. Njësitë policore kanë intervenuar menjëherë dhe kanë bërë evakuimin e të gjithë personave të cilët ishin të ndaluar në qendrën e mbajtjes, më pas të dyshuarit janë dërguar nëpër qendra tjera të mbajtjeve. Njësitë e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet, thuhet në raport. (foto arkiv)