Gruaja me 5 burra, të gjithë vellëzer. Ka një fëmijë, por nuk e di me cilin

Rajo Verma, një 21-vjeçare indiane ka 5 bashkëshortë, të cilët janë vëllezër mes vete. Gruaja ka dhe një fëmijë, por nuk e di se kush është babai i tij, sepse ajo fle me një burrë të ndryshëm çdo natë.

“Në fillim ishte paksa e çuditshme, por unë nuk kam një të preferuar. I dua të gjithë njësoj”, shprehet gruaja indiane për ‘The Sun’.

Ndërsa burri i vetëm zyrtar i saj thekson: “Të gjithë ne vellëzërit flemë me Rajon, por unë nuk jam xheloz. Jemi një familje e madhe dhe e lumtur”.

Cifti është martuar para katër vitesh, por zakoni në fshatin e tyre e do që gruaja duhet të pranojë si burra të saj edhe vëllezërit e dhëndrrit. Vëllai i madh thotë:

“E konsideroj Rajon si gruan time dhe fle me të, ashtu siç bëjnë edhe vëllezërit e mi”.

Vetë Rajo nuk e ka problem këtë zakon: “Edhe nëna ime ka qenë e martuar me tre burra që ishin vëllezër, kështu që isha e përgatitur. Fle me radhë me scilin prej tyre. Marr më shumë vëmendje se shumica e grave të tjera që kanë vetëm një partnere”, thotë ajo.