Gruaja nuk ia ndanë dajakun burrit, ‘ai e meriton rrahjen’

Një burrë ka raportuar dhunë të vazhdueshme nga gruaja e tij, e cila u arsyetua se ai e meritonte rrahjen.

Një dekadë më parë, kur ata u njohën, dukej se dashuria e tyre ishte e destinuar të jetojë përgjithmonë.

Ata u martuan në një ceremoni luksoze dhe u bekuan me një fëmijë. Burri, një arkitekt, tani është 41 vjeç, ndërsa gruaja është 38 dhe punon në një bankë.

Nga jashtë, ata kishin figurën e çiftit ideal të lumtur për të cilin edhe mund të shkruanin mediat, por nga brenda, burri po kalonte nëpër ferr.

Gruaja e tij po e rrahte dhe ky sekret doli shpejt jashtë. Për t’u mbrojtur, ajo tha se “ai e meritonte rrahjen”.

Rrahja vazhdoi më intensivisht dhe arkitekti raportoi gruan në polici. Para se gjërat të arrinin në gjykatën për divorc, ajo i kërkoi falje dhe burri tërhoqi padinë.

Por gjërat nuk ndryshuan dhe dhuna vazhdoi deri në divorcin final. (foto arkiv)