Gruaja pëson lëndime në ashensor, rastin e raporton në polici

Një gru në Ferizaj ka pësuar lëndime në ashensor, nga lëvizjet e pakontrolluara. Viktima ka marrë ndihmë mjekësore dhe është liruar në shtëpi.

Rr. Gjon Sereqi, Ferizaj 22.08.2022 – 12:50. Është raportuar se viktima femër kosovare ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi kishte pësuar lëndime trupore si pasojë e lëvizjeve të pakontrolluara të ashensorit. Pas tretmanit mjekësor viktima është liruar dhe është intervistuar në lidhje me  rastin. Rasti nën hetime, thuhet në njoftimin e policisë.