Gruaja raporton në polici se një person ia ka marr vajzën e mitur për të bashkëjetuar
Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se një person ia ka marrë vajzën e mitur dhe e ka dërguar në një vend turistik për të bashkëjetuar, shkruan Mediafokus.info.
Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur në Prizren, ndërsa rasti po vazhdon në procedurë të rregullt.
“Prizren, 09.06.2021 – 13:25. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i kishte marrë vajzën e saj të mitur dhe i kishte dërguar në një vend turistik për të bashkëjetuar. Me vend të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

