I mituri tenton të dhunojë të miturën

Policia e Kosovës ka arrestuar një të mitur pasi i njëjti ka tentuar të dhunojë një vajzë të mitur, shkruan Mediafokus.info.

Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

“Shtërpcë, 10.06.2021 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), pasi që kishte tentuar të dhunoj viktimën femër kosovare (e mitur). Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.