Gruaja rrah ish-bashkëshortin
Një grua në Skënderaj është shoqëruar në polici nën dyshimin për ‘sulm’ ndaj ish-bashkëshortit dhe pas intervistimit, është liruar në procedurë të rrregullut.
Skenderaj 11.04.2021 – 20:20. Është shoqëruar në stacionin policor e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht ish bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)

