Gruaja shtie tri herë me armë për ta frikësuar një person që sillej rreth shtëpisë
Një grua nga Podujeva ka shtënë me armë zjarri në ajër, për ta frikësuar një person që sillej rreth shtëpisë.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Hamdi Maloku” në Podujevë, mëngjesin e së mërkurës, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.
“Rr. Hamdi Maloku, Podujevë 16.06.2021 – 10:35. Është konfiskuar një armë, pistoletë nga e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta kishte shtënë tri herë në ajër. E dyshuara ka deklaruar se kishte shtënë në ajër me qëllim që ta frikësojë një person i cili sillej rreth shtëpisë dhe e kishte ofenduar”, thuhet në njoftimin e policisë.

