Gruaja mbyt me sëpatë burrin në gjumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë ku një grua dyshohet se ka vrarë burrin e saj me sëpatë, raportojnë mediet shqiptare.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Metoq, në familjen Tahiraj. Mësohet se gruaja, Elivra, ka goditur burrin me sëpatë në kokë, Llazar Tahiraj teksa 55-vjeçari ishte duke fjetur gjumë.

Elvira Tahiraj 49 vjeçe, është arrestuar nga policia.

“Në orët e para të mëngjesit, në fshatin Metoq, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti në familje, shtetasja E. T., 49 vjeç, ka vrarë me sëpatë bashkëshortin e saj, shtetasin Ll. T., 55 vjeç, në banesën e tyre.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar autoren e dyshuar në ambientet e Komisariatit të Sarandës për veprime të mëtejshme procedurale“-njofton policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.