Grubi e përcolli me def ambasadorin e Rumanisë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi, sot priti në takim lamtumirës ambasadorin e Rumanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Viorel Stanila, të cilit i ka dhuruar një def, raporton tetovasot.

Gjatë këtij takimi Grubi i shprehu mirënjohje ambasadorit Stanila për angazhimin gjatë mandatit të tij katërvjeçar në Maqedoni të Veriut dhe e përgëzoi për bashkëpunimin e mirë midis Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe ambasadës së Rumanisë në vend.

Grubi dhe Stanila diskutuan edhe rreth rëndësisë së mbajtjes së marrëdhënieve të mira ndër fqinjësore, që janë një vlerë për Republikën e Maqedonisë së Veriut por edhe për rajonin.