Grupi Punues për Apelin në Hagë: Kuvendi përfaqësohet nga Çitaku, partitë caktojnë deputetët e tyre
Është kompletuar Grupin Punues për hartimin dhe harmonizimin e strategjisë shtetërore lidhur me procedurat e Apelit para dhomave të Specializuara në Hagë, raporton express
Në mbledhjen e sotme të kryesisë janë bërë publik edhe emrat e partive politike që do të jenë pjesë e këtij grupi.
Në mbledhjen e sotme Kryesia e Kuvendit ka vendosur që institucioni ligjvënës në këtë grup të përfaqësohet nga nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku.
Lëvizja Vetëvendosje në këtë grup do të përfaqësohet nga deputeti Adnan Rrustemi, PDK-ja nga deputeti Uran Ismaili, LDK-ja nga deputeti Kujtim Shala, kurse Aleanca nga deputeti Bekë Berisha.
Paraprakisht, Qeveria ka bërë me dije se kryetar i këtij grupi do të jetë zëvendëskryeministri i parë Glauk Konjufca.
Deri me tani, nuk dihet se Presidenca nga kush do të përfaqësohet në këtë grup.
Pas mbledhjes së Kryesisë, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se ka mirëpritur vendimin e Qeverisë për themelimin e këtij grupi punues.
“Do t’ju njoftoj se Kryesia e Kuvendit ka caktuar nënkryetaren e Kuvendit, zonjën Vlora Çitaku, si anëtare në grupin punues për harmonizimin e strategjisë shtetërore qytetare lidhur me procedurat e afatit para Dhomave të Specializuara në Hagë. Si kryetare e Kuvendit, unë kam thirrur në vazhdimësi takime me anëtarët e tjerë, çka sapo e deleguam në këtë grup, në mënyrë që Kuvendi i Republikës së Kosovës të jep kontribut maksimal”, ka thënë ajo, duke shtuar se në këtë grup do të ftohen edhe ekspertë të fushave të ndryshme.

