Gruri shtrenjtohet për 3, vezët për 10 centë

Gruri, vezët dhe patetet janë shtrenjtuar disa centë. Agjencia e Statistikave të Kosovës së fundmi ka publikuar statistikat për çmimet në bujqësi, ku vërejt një rritje e çmimit të këtyre produkteve.

Nga statistikat e publikuara, shihet që nga muaji korrik deri në shtator, çmimi i i disa produkteve është rritur.

Çmimi i grurit për një kilogram ishte 18 cent në muajin korrik, pastaj në shtator është bërë 21 centë.

Kurse komplet 30 copë i vezëve në korrik ishte 2 euro, kurse në shtator është 2 euro e 10 centë.

Rritje të çmimit ka pësuar edhe kilogrami i patateve. Në korrik ishte 31 cent kurse në shtator është bërë 33 cent.

Sado që janë të vogla këto lëvizje të çmimeve, ndikojnë në xhepin e qytetarëve.