Arrestohen në Gjilan dy të dyshuar për narkotikë
Dy persona janë arrestuar në Gjilan nën dyshimin për narkotikë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Rr. Raif Halimi, Gjilan 28.10.2022 – 11:30. Janë arrestuar dy të dyshuar kosovarë pasi që gjatë kontrollit u janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë qese me substancë dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë me peshë 11.57 gram, një qese me kërpudha PCP me peshë 3.04 gram, dy gridera dhe dy pako rrizlla. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë liruar dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë.