Arrestohet një burrë nga Vitia, dyshohet se dhunoi një vajzë të mitur
Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Viti pasi dyshohet të ketë dhunuar një vajzë të mitur.
Fillimisht, sipas policisë vajza ishte shpallur e zhdukur. Ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Sipas raportit, viktima është dërguar në IML për ekzaminim mjekësor.
“Viti 26-28.10.2022 – NN. Në lidhje me rastin, me 28.10.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka shfrytëzuar seksualisht viktimën femër kosovare e mitur. Rasti fillimisht ishte raportuar si person i zhdukur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar në IML për ekzaminim mjekësor. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.