Grusht shtet në Mali, ushtarët arrestojnë presidentin dhe kryeminstrin

Presidenti i Malit, Ibrahim Boubacar Keita, është shtangur pas një grusht shteti të papritur ku forcat ushtarake e arrestuan atë.

Pak më herët trupat kishin kapur edhe kryeministrin Boubou Cisse, njofton kryetari i Unionit të Shteteve Afrikane.

Ky i fundit dënoi ashpër lajmin e arrestimeve dhe bëri thirrje që “ushtarët kryengritës të ndalojnë menjëherë përdorimin e forcës”. Ai gjithashtu i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të kundërshtojë përdorimin e forcës në Mali.

Turmat e njerëzve kishin dalë në rrugët e kryeqytetit Bamako, duke rrethuar monumentin e pavarësisë, ndërsa një ndërtesë në pronësi të ministrit të drejtësisë së vendit u dogj dhe u grabit.

Trazirat në kryeqytetin e Malit erdhën pas raportimeve për kryengritje në një bazë ushtarake 15 km jashtë kryeqytetit, njofton një burim për rrjetin CNN, i cili tha se nga kampi ushtarak i Kati, kishte nisur edhe grushti i suksesshëm i shtetit në 2012.

Presidenti 75-vjeçar Keita përballet me pakënaqësi të gjerë publike që prej muajit maj, kur gjykata kushtetuese anuloi rezultatin e zgjedhjeve të kontestuara.