Guda: Koalicioni qenka larg
Kandidati për kryeministër, Albin Kurti e ka vizituar sot Gjilanin, ku po mbahet manifestimi “Flaka e Janarit” dhe ka bërë ndaras nderime te varrezat e dëshmorëve.
Ky moment i ka rënë në sy këshilltarit komunal në Gjilan, Fitim Guda, i cili është shprehur i habitur se si kandidati për kryeministër ka bërë homazhe ndaras delegacionit komunal që i printe Lutfi Haziri, i cili është personi kyç për negociata sa i përket koalicionit.
Kjo e ka shtyrë Gudën të konstatojë se kolacioni qenka larg.
Ky është postimi i tij i plotë:
Sot në Gjilan u bënë homazhet në nderim të heronjve të kombit në Varrezat e Dëshmorëve!
Komuna si nikoqire dhe i zoti i shtëpisë, z. Lutfi Haziri, kishin bërë organizimin institucional e lokal. Mirëpo, ajo që më ra në sy për të keq, ishte ardhja e liderit të LVV-së, z. Albin Kurti, fill pas pak minutash për homazhe të veçuara, pa u përshëndetur me nënkryetarin Haziri, si një nga figurat kyçe për negociata të koalicionit dhe pa përçuar mesazhin e shumëpritur për sinergji koalicioni edhe në këto homazhe.
Tek e fundit, duhet pasur kulturë institucionale, shtetformuese, duke respektuar institucionin lokal – Komunën, edhe nesër si kryeministër.
Pra, sot Kurti tregoi se koalicioni është larg, se ende nuk është pjekur për kulturë institucionaliste. Pra, larg koalicioni, larg shpresa e popullit të Kosovës që mezi pret të ndërrohet krejt kahja e qeverisjes, ka shkruar Guda./Mediafokus/


 
 
 
						 
						