Guximi testohet kur jeni në pakicë, toleranca testohet kur jemi në shumicë

Sot është dita ndërkombëtare e demokracisë. Zgjedhja e datës 15 shtator për të festuar këtë ditë u bë nga Organizata e Kombeve e Bashkuara dhe korrespondon me miratimin, në shtator të vitit 1997, të Deklaratës Universale mbi Demokracinë.

Kjo Deklaratë përcakton parimet konstituive të një demokracie dhe përcakton karakteristikat dhe funksionet e një qeverie demokratike.

Dita Ndërkombëtare e Demokracisë është një mundësi për të rishqyrtuar gjendjen e demokracisë në botë. Demokracia është një proces sa është edhe një qëllim, dhe vetëm pjesëmarrja dhe mbështetja e plotë e bashkësisë ndërkombëtare, organeve të qeverisjes kombëtare, shoqërisë civile dhe individëve do ta bëjë demokracinë nga një ideal në një realitet universal.

Liria, respektimi i të drejtave të njeriut dhe parimi i mbajtjes së zgjedhjeve të drejta dhe periodike me votim universal janë vlera të cilat përbëjnë elemente thelbësore të demokracisë. Nga ana tjetër, demokracia bëhet një mjedis natyror për mbrojtjen dhe realizimin efektiv të të drejtave të njeriut, thuhet në faqen zyrtare të UNESCO. /MLH