“Guxo” veç tetë vende në listën e Vetëvendosjes
Iniciativës “Guxo” të Vjosa Osmanit i është dhënë hapësirë e vogël sa i përket numrit të kandidatëve në listën e Vetëvendosjes, raporton Mediafokus.info.
Osmani në listën e Vetëvendosjes e mban numrin 2, derisa në këtë listë garon vetë e teta.
Ndërkohë, me numër 8 është Donika Gërvalla, pastaj Haxhi Avdyli me numër 16, Faton Peci me numër 28, Doarsa Kica me numër 33 dhe Jeta Statovci është me numër 48, Gresa Bytyçi me numër 80 dhe Blerim Gashani, numër 88.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare mbahen më 14 shkurt./Mediafokus.info/

