Facebook-u ia kthen postimin Kimete Berishës dhe i kërkon falje

Publicistja Kimete Berisha ka njoftuar se rrjeti social Facebook ia ka kthyer postimin që ia kishte fshirë dhe se i ka kërkuar falje.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Berisha këtë e ka cilësuar si fitore ndaj siç ka thënë “paramilitarëve të kryeministrit”.

“Fitova ndaj paramilitarëve të Kryeministrit

I reagova Facebook-ut, që nuk pajtohem me vendimin e tyre për ta fshirë shkrimin tim ‘Unë, censura’, dhe ata më kërkuan falje dhe ma kthyen shkrimin”, ka shkruar Berisha.

Ndryshe, asaj i është fshirë një shkrim nga rrjeti social Facebook, pasi sipas saj militantë partiakë të Lëvizjes Vetëvendosje e kanë raportuar atë për gjuhë të urrejtjes ku ajo flet për kërcënimet që i janë bërë asaj dje nga mbështetës të kryeministrit Albin Kurti.