Habit Anita: Më shumë i bëj vetës dhurata sesa marr nga Ramushi

Anita Haradinaj ka qenë e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon e cila u bë pjesë e diskutimit rreth kthimit të dhuratave pas ndarjes.

Anita tregoi se bërja dhe njëkohësisht marrja e dhuratave i fal një ndjesi pozitive.

Thënë këtë, e pyetur nga Bieta ajo pranoi sinqerisht se pjesën më të madhe të dhuratave ia bën vetë vetes.

“Më shumë i bëj vetë vetes dhurata sesa marr nga Ramushi”, u shpreh ajo në një moment, ndërsa më pas tregoi se edhe varësen që mbante në qafë e kishte blerë për vete pas lindjes së vajzës.

E ndërsa të gjithë të pranishmit në studio kishin kureshtje të dinin se çfarë i dhuronte bashkëshorti,“Unë e kam burrin të zgjuar, më dhuron vetëm lule”, u shpreh Anita./tch/