Hajnat futen në shtëpinë e një mjeku në Prizren, ia vjedhin 10 mijë euro ari
Shtëpia e një mjeku në Prizren ka qenë cak i hajnave pasditen e djeshme, ku kanë grabitur ari në vlerë rreth 10 mijë ari.
Mjeku e gjeti bashkëshorten e lidhur në shtëpi, katër orë e gjysmë më vonë.
“Prizren, 27.10.2021-17:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se rreth orës 21:30 kur kishte shkuar në shtëpinë e tij, e kishte gjetur gruan e tij femër kosovare me lëndime trupore. Dyshohet se këtë e kanë shkaktuar dy persona të panjohur, të maskuar, të cilët kanë grabitur një sasi ari. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë. (foto arkiv).

