Hajnat hyjnë në një pompë derivatesh dhe grabisin 300 euro
Një punëtor ka raportuar se derisa ishte duke punuar në një pompë të derivateve, tre persona të panjohur i kanë grabitur 300 euro.
“GRABITJE | Rr. Xheladin Hana, Prishtinë 23.12.2022 – 02:05. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se deri sa ishte në vendin e punës në pompën e derivateve, tre persona të pa njohur nën kërcënimin e armës së zjarrit i kanë grabitur rreth 300 (tre qind) € para të gatshme. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. (foto ilustrim)

