I del flaka një autobusi në Arllat

Një autobus me targa kosovare është përfshirë nga zjarri në fshatin Arllat të Drenasit, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Rreth orës 11:45, është raportuar se, në fshatin Arllat, komuna e Drenasit, një autobus me targë Kosove të përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportojet për të lënduar, përderisa po trajtohen rrethanat e ngjarjes”, tha zëdhënësi i policisë, Agron Borovci.