Hajnat sulmojnë fizikisht një grua në shtëpi dhe ia grabisin arin

Persona të panjohur deri tani e kanë sulmuar një grua në shtëpinë e saj duke ia grabitur arin, raporton gazeta online Mediafokus.info.

Policia e Kosovës, në raportin 24-orësh, ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur dje në Fushë Kosovë.

“Rr.Kadri Minushi, Fushë Kosovë, 29.01.2021-02:35. Viktima femër kosovare ka njoftuar se tre persona të dyshuar të panjohur, me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e saj duke e  sulmuar fizikisht dhe i kanë grabitur stoli ari dhe dy telefona. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport./Mediafokus.info/