Hajnat thyejnë shtëpinë dhe vjedhin veturën luksoze në Prishtinë
Sot rreth orës 05:00 hajnat kanë kryer një vjedhje e rëndë në Prishtinë.
Siç mëson Paparaci bëhet fjalë për vjedhjen e veturës luksoze ‘Mercedes’ dhe rreth 100 euro para kesh në një shtëpi private.
Sipas burimeve të mediumit, rasti ka ndodhur në lagjen “Swiss Vilage”.
Paparaci ka kontaktuar Policinë lidhur me këtë ngjarje, por të njëjtit kanë qenë të paqasshëm për mediumin.


