Hajnat vjedhin bankën në Prishtinë, njëri kapet nga policia (video)

Një person është arrestuar nën dyshohimin se ka kryer vjedhje në filialin e një banke në sheshin ‘Nëna Terezë’ në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar se personi i dyshuar N. D është arrestuar menjëherë pas raportimit të rastit, pak metra larg nga vendi i ngjarjes.

“Lidhur me këtë rast policia është në kërkim të personit të dytë të dyshuar, i cili aktualisht ndodhet në arrati”, tha ajo.

RTV 21 ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.