Haliti: Ne jemi komunë e kujdesshme me taksat e qytetarëve
Komuna e Vitisë është treguar e përkushtuar në zbatimin e disiplinës financiare. Sokol Haliti, kryetar i kësaj Komune, ka thënë se do të jenë shumë të kujdesshëm me paratë e taksapaguesve të këtushëm.
Këto komente, Haliti i ka bërë sot, gjatë një takimi me ekspertin e auditivit, Genc Rraci, nga programi i USAID-it, ku ka marrë pjesë edhe Hajrush Kurteshi, koordinator për bashkëpunim në projektin “Komuna transparente, efektive dhe llogaridhënëse”.
Gjatë këtij takimi është biseduar për arritjet e Komunës së Vitisë në zbatimin e rekomandimeve të auditorit.
Kryetari Haliti potencoi se Komuna e Vitisë, disa herë radhazi ka qenë ndër komunat e pakta në Kosovë që ka pasur opinione të pamodifikuara nga Auditori i Jashtëm.
“Komuna e Vitisë është vlerësuar disa herë pozitivisht nga Auditori i Jashtëm, duke marrë opinionin e pamodifikuar”, ka thënë Haliti.
Për më tepër ai tha se “ne jemi të përkushtuar të vazhdojmë me disiplinë financiare dhe shfrytëzim sa më të drejtë të parave të taksapaguesve tanë”, u shpreh Haliti.
Bazuar në gjetjet e Auditorit të Jashtëm për vitin 2018, ne kemi përgatitur planin e veprimit, me ç`rast janë ndërmarrë hapa konkret për zbatimin e rekomandimeve, ka thënë Haliti.

