Haliti: Në prill mund kemi krizë buxhetore dhe bllokim financiar

Njohësi i çështjes jurudiko-politike, Burim Haliti, po paralajmëron se ditë jo të mira për Kosovën në aspektin financiar.

Në një prononcim për portalin Mediafokus.info, Haliti ka treguar hapat që do të ndërmerren sipas ligjit mbi financat publike, nëse nuk do të ketë marrëveshje për bashkëqeverisje deri në shkurt.

“Nëse partitë politike nuk kanë marrëveshje për bashkëqeverisje deri në fund të muajit shkurt, atëherë duhet të vijë në shprehje morali politik, ku partitë politike do bëjnë marrëveshje në krijimin e institucioneve pas zgjedhjeve me qëllim miratimin e buxhetit dhe përgatitjen e vendit për zgjedhje të reja”, ka deklaruar Burim Haliti për Mediafokus.info.

Por, ai po thotë se në muajin prill mund kemi krizë buxhetore dhe bllokim financiar.

“Në këtë rast, kryetari Kuvendit të Republikës mund të autorizojë shfrytëzimin e buxhetit edhe për muajin mars dhe pas këtij afati ligjor të gjitha kodet buxhetore bllokohen. Vendi futet në krizë buxhetore dhe bllokim financiar”, tha ai.

Njohësi i çështjeve jurudiko-financiare, po shpreson që klasa jonë politike të arrijë një marrëveshje për qeverisje mes partive të ndryshme politike.

“Nëse kjo nuk ndodh, atëherë duhet që partitë poltike të tregojnë vullnet dhe gatishmëri për të bashkëqeverisur në afat të caktuar me qëllim të miratimit të buxhetit dhe përgatitjes së vendit për zgjedhje të reja. Mosmiratimi i buxhetit brenda kufijve ligjor nuk nënkupton bankrotim të shtetit siç potencohet vazhdimisht nga analistët, por bllokim financiar të shtetit siç e parasheh ligji”, është shprehur Haliti./MediaFokus/