Hallet dhe ankesat e pacientëve në Spitalin e Gjilanit
Isha dëshmitar si pacient, unë dhe disa pacientë te tjerë të cilët gjatë qëndrimit në repartin e Urologjisë përjetuam një te ftohtë dhe mërdhitje para se te hyjmë ne sallën e operacionit aty ku u bënte një here parapërgatitja për operim te mëtutjeshëm.
Pra nxehja nuk punonte ose ishte e ftoftë fare dhe na thanë se lëshohet vetëm diku në mbrëmje.
Çështja tjetër ishte se disa nga aparaturat te domosdoshme për operacion ose nuk janë fare ose nuk janë ne funksion për shkak te defektit.
Çështja tjetër e maltretimit te pacienteve është me rastin e parkimit te veturave jo pse është me pagese por kabina për pagese është larg daljes çka përben një ngatërrese sepse një here duhet te pakohesh pastaj te shkosh te besh pagesën dhe te nisesh për ne dalje.
Ky është një maltretim dhe një pakujdesi e përgjegjësve te cilët me një ndryshim te vogël mund te rregullohet sikur është ne vendet te tjera.
Pra te nderuar pergjegjes qoftë drejtori e spitalit, qoftë pergjegjes komunal, qoftë Ministri e Shendetesise si ka mundësi qe spitali i Gjilanit te jete ne këtë gjendje dhe pacientet te maltretohen ne ketë mënyre.
Reagimi im shkon ne pajtueshmëri me shume pacient te cilët ne perditshmeri perjetojne këto gjera te pa kuptimta dhe te pa nevojshme sepse nuk janë çështje qe kushtojnë shumë për t’i plotësuar por është çështje e pa përgjegjësisë dhe neglizhencës se pergjegjesve qe nuk dalin nga zyra për te pare realitetin brenda spitalit.
Si pacient i falënderojmë mjeket UROLOG dhe stafin te cilët me një kujdes dhe urtësi te veçante na trajtonin dhe me një kujdes te veçante na udhëzonin për procedurat e mëtutjeshme te trajtimit te sëmundjeve qe i kemi prezent dhe duhet kuruar ne vazhdim.
Shpresoj qe ky shkrim imi do te ndikojë qe te dëgjohet nga pergjegjesit dhe këto kushte te plotësohen sa me shpejt.
Sherif Fejzullahu, pacient, Gjilan
