Handikos shpërndan 50 laptop për gratë dhe vajzat me aftësi të kufizuara

Shoqata Handikos në Gjilan ka shpërndarë 50 laptop për gratë dhe vajzat me aftësi të kufizuara, përfshirë edhe 18  gra të shoqatës “ Gruaja Hyjnore”.

Lajmin e ka bërë të ditur në profilin e tij menaxheri i Handikosit në Gjilan, Fatmir Shurdhani.

“Falenderojmë UN WOMEN – Innovation Center Kosovo – ICK. Këta laptopë do t’iu shërbëejnë grave me aftësi të kufizuara për t’i ndjekur trajnimet online për orientim në karrierë, biznes dhe gjuhë angleze”, ka shkruar Shurdhani./Mediafokus.info/