Hapet ‘bypass-i’ i Vlorës, përshkohet për 20 minuta

Ashtu siç ishte paralajmëruar një javë më parë, është hapur mbrëmjen e sotme provizorisht bypass-i i Vlorës, i cili do të lehtësojë në mënyrë të ndjeshme trafikun në këtë aks, për të gjithë ata qytetarë që do të zgjedhin Jugun për pushimet e verës.

Kryeministri Rama e konsideroi një lajm të shumë pritur prej vitesh hapjen e By Pass-it, që sipas tij krijon lehtësi në udhëtim dhe pamje panoramike.

“Lajmi i shumë pritur prej vitesh. Kush niset për në Jug ka një mundësi komplet ndryshe nga çka qenë, sepse kalohet me një lirshmëri të madhe dhe ndonjë fragment natyre të panjohur dhe paeksploruar më parë. Ky udhëtim panoramik fut në klimën e pushimit çdo vizitor e turist. Dhe koha është shfrytëzuar në mënyrë shembullore”, tha Rama.