Hapet konkursi letrar “Pena e Flakës”
Ars Clubi “Beqir Musliu” në Gjilan ka publikuar konkursin letrar për tregim të shkurtër dhe poezi, në kuadër të manifestimit ‘Flaka e Janarit’ që organizohet nga Komuna e Gjilanit.
Tema e konkursit është e lirë. Konkursi është anonim dhe do të jetë i hapur nga 23 dhjetor 2022, deri më 17 janar 2023.
Krijimet letrare në poezi e prozë të shkurtër (gjithsesi të pabotuara në libra, gazeta e revista, portale, internet si dhe rrjete sociale) dërgohen në tri kopje, në adresën: Komuna e Gjilanit, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, (përmes Postës apo Qendrës për Shërbim Qytetar të KK të Gjilanit) si dhe në adresën elektronike: penaeflakes2023@gmail.com
Rezultatet e konkursin anonim letrar shpallen në Orën e Madhe Letrare “Pena e Flakës 2023”, e cila mbahet më 31 janar 2023, ora 13:00 në Bibliotekën e Qytetit.
Krijimet e shpërblyera dhe ato që sugjerohen për botim, pas dëshmimisë së autorësisë, do të botohen në revistën letrare-kulturore AGMIA nr. 38.

