Ka ndërruar jetë në mëngjes aktori Adem Mikullovci
Sot në orët e para të mënghesit ka vdekur aktori i njohur kosovar, Adem Mikullovci.
Lajmin e ka bërë të ditur gruaja e të ndjerit, Lumnije Mikullovci.
Aktori Mikullovci ka lindur në vitin 1939 në Vushtrri, kurse përgjatë jetës së tij ka luajtur në shumë projekte filmike, teatër, komedi dhe shumë performanca të tjera artistike.
Mikullovci ka qenë edhe deputet i Kuvendit të Kosovës në mandatin e kaluar. /mediafokus.info