Pamje para hapjes së pikës kufitare Stançiq-Bellanoc

Pas disa minutash hapet pika kufitare Stançiq-Bellanoc. Lutfi Haziri, kryetar i Komunës së Gjilanit, tashmë është në vendngjarje dhe shihet duke e kaluar pikën kufitare, raporton portali mediafokus.info

Qytetarët e Gjilanit dhe ata të Kumanovës, nga sot mund të qarkullojnë këndej e andej kufirit përmes kësaj pike kufitare, e cila u hap zyrtarisht në ora 11:00.

Hapja e pikës Stanqiq-Bellanoc vlerësohet si urë lidhëse mes Kosovës dhe Maqedonisë, si në aspektin e lëvizjes së njerëzve, ashtu edhe të mallrave.

Portali mediafokus.info ju sjell fotot nga vendi i ngjarjes pak minuta para hapjes./MediaFokus/