Hapet shkolla shqipe në Offenbach të Gjermanisë

Tani shqiptarët në Gjermani kanë edhe një mundësi më shumë për të ruajtur lidhjet me gjuhën dhe kulturën e tyre. Një shkollë shqipe është hapur edhe në qytetin Offenbach të Gjermanisë.

Në ditën e djeshme, siç transmeton albinfo.ch kjo shkollë hapi dyert për nxënësit dhe prindërit e kësaj rrethine.

Bashkë me prindërit, prezentë ishin edhe përfaqësuesit e konsullatës së Republikës së Kosovës, Fatmire Musliu dhe Fidan Ibrahimi.

Ndërkohë që për prindërit dhe nxënësit u organizua një koktej rasti.

Prindërit u zotuan se do të angazhohen maksimalisht për funksionimin e shkollës shqipe.