Këta janë kandidatët shqiptarë që garojnë në zgjedhjet komunale në Vaud
Dhjetëra politikanë shqiptarë garojnë në zgjedhjet për Këshillat bashkiak në Vaud.
Zgjedhjet e 7 marsit 2021 mbahen në 375 komuna të këtij kantoni. Në platformën albinfo.ch do të prezantojmë në një debat virtual disa nga kandidatët shqiptarë të cilët konkurrojnë në disa komuna të rëndësishme të këtij kantoni.
Në këtë takim zoom, që do të transmetohet live në Facebook dhe rrjetet tjera sociale të platformës albinfo.ch do të keni mundësi të mësoni më shumë për programet e tyre.
Debati mbahet ditën e shtunë, më 27 shkurt, ora 20:00. Zoom, Livestream në Facebook të Albinfo.ch.
Debatin e moderon Sevdail Tahiri dhe Zamira Bytyqi nga Albinfo.ch.
Vaud është kantoni i tretë më i madh në Zvicër për nga popullsia dhe i katërti për nga madhësia.
Është një nga katër kantonet ku frëngjishtja është gjuha e vetme zyrtare.
Vaud u bashkua me Konfederatën Zvicerane si një kanton i pavarur në vitin 1803.